Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen për herë të parë publikisht krah njëri-tjetrit (FOTO)
Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë dalë bashkë publikisht.
Ka qenë Semi Jaupaj e cila ka ndarë në Instagramin e saj një foto ku duken të tre së bashku.
“Shokë përgjithmonë,”-shkruan këngëtarja krahas fotos.
Fotoja është shkrepur mbrëmjen e djeshme në natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Siç duket Bora dhe Donaldi kanë qenë të pranishëm.
Shfaqja e tyre në një event të tillë publik krah njëri-tjetrit mund të merret si një shenjë që ato kanë vendosur që të mos fshihen më nga syri i publikut.
Sakaq kujtojmë që me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.
Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin. Më pas dyshja u “kapën mat” në eventin e modës të Valdrin Sahitit, si dhe nuk kanë munguar foto të dyshes duke bërë shopping jashtë Shqipërisë.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.
Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi atë puntatë, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze./Panorama plus