“Dell Technologies” ndërpret gjithçka me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës mbyll zyrat e kompanisë së saj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Dell Technologies” ndërpret gjithçka me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës mbyll zyrat e kompanisë së saj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//dell-technologies-nderpret-gjithcka-me-rusine-pas-pushtimit-te-ukraines-mbyll-zyrat-e-kompanise-se-saj.jpeg)
Firma amerikane “Dell Technologies” thotë se u ka dhënë fund të gjitha operacioneve në Rusi, pasi mbylli zyrat e saj në fillim të këtij muaji. Dell është kompania më e fundit perëndimore që u largua nga Rusia përballë agresionit rus në shkallë të gjerë në Ukrainë. Kompania kompjuterike amerikane Dell është një furnizues kryesor i serverave në Rusi. Në muajin shkurt firma pezulloi shitjet në Ukrainë dhe Rusi, ndërsa ndoqi nga afër situatën për të përcaktuar veprimet e saj të ardhshme. Zëdhënësi i firmës Dell, Mike Siemienas tha për agjencinë e lajmeve Reuters se:
Që në shkurt morëm vendimin për të mos shitur, ofruar servis ose mbështetje të produkteve në Rusi, Bjellorusi dhe rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, përveç embargos që kemi ndaj Krimesë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/dell-technologies-nderpret-gjithcka-me-rusine-pas-pushtimit-te-ukraines-mbyll-zyrat-e-kompanise-se-saj-630ca9b45b020.jpeg)
Agjencia shtetërore ruse TASS citoi Zëvendës Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Vasily Shpak, të ketë thënë se:
Ne po vëzhgojmë zhvillimin e situatës. Sipas të dhënave tona, shumica dërrmuese e specialistëve të qendrës kërkimore të firmës Dell dhe inxhinierëve të tjerë në Shën Petersburg dhe Moskë, kanë marrë tashmë oferta pune me paga konkurruese nga firmat ruse.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/dell-technologies-nderpret-gjithcka-me-rusine-pas-pushtimit-te-ukraines-mbyll-zyrat-e-kompanise-se-saj-630ca9b5d13d0.jpg)
Qindra kompani, kryesisht perëndimore, kanë thënë se po u japin fund ose pezullojnë operacionet e tyre në Rusi pasi Perëndimi njoftoi një seri sanksionesh gjymtuese ndaj Moskës lidhur me luftën e saj të paprovokuar në Ukrainë.