Edhe pse 180 vite me vonesë, Gjibraltari bëhet zyrtarisht qytet!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe pse 180 vite me vonesë, Gjibraltari bëhet zyrtarisht qytet!

Më mirë vonë se kurrë është një shprehje. Gjibraltari mund ta quajë më në fund zyrtarisht veten qytet, 180 vjet pasi ky status iu dha për herë të parë nga Mbretëresha Victoria. Territori britanik përtej detit e kishte ripërtërirë kërkesën në fillim të këtij viti, si pjesë e jubileut të Platintë të Monarkes.

Por kur studiuesit kontrolluan Arkivat Kombëtare, panë se ai ishte njohur s ii tillë që në 1842. Statusi, tashmë rikonfirmohet në mënyrë zyrtare. Boris Johnson e përshkroi këtë zhvillim si kremtim të historisë dhe dinamizmit të pasur të kësaj zone. Gjibraltari ka qenë territor britanik përtej detit që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas një traktati paqeje të nënshkruar pas Luftës së Trashëgimisë Spanjolle.

Statusi i qytetit shpesh shoqërohet me mundësinë e të pasurit të një katedraleje, universiteti ose popullsi të qënësishme, por nuk ka rregulla të caktuara për dhënien e tij, kjo zakonisht bëhet nga monarku me këshillën e ministrave. Edhe pse sjell pak përfitime materiale, shpesh një status i tillë mund t’u japë një shtysë komuniteteve duke i vendosur ato në hartë dhe zakonisht është një burim krenarie për banorët.

Qeveria britanike pohoi se Gjibraltari ishte hequr nga listat zyrtare pasi iu dha titulli fillimisht nga Mbretëresha Victoria, por nuk është e qartë se si ndodhi kjo. Tani, është publikuar një rekord i përditësuar i 81 vendeve të emërtuara si qytete dhe ai është një nga vetëm pesë qytete që janë njohur jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE