Ja se si duket Elita Rudi kur shkon në palestër!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se si duket Elita Rudi kur shkon në palestër!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Së fundmi Elita ka postuar një foto se si është pamja e saj kur është duke shkuar në palestër e bukuroshja duket e veshur sportive dhe me një peshqirë të bardhë në kokë, e duke na treguar se në një ditë kaq të mërzitshme është e obliguar të shkojë në palestër.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.

Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE