“Nuk toleroj as budallain as më të pasurin në planet…”/Kush e ka acaruar Fedez-in?
Pak muaj më parë, këngëtari i njohur italian Fedez njoftoi fansat se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Por së fundmi artisti ka shpërthyer pas një postimi për rikuperimin e tij që është shpërndarë nga një aktiviste italiane. “Nuk jam shëruar për 3 ditë nga tumori. E di çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt”, ka shkruar këngëtari në Instagram duke iu përgjigjur aktivistes që ftoi gruan e tij Chiara Ferragni “të luftojë për të drejtën për shëndetësinë sepse edhe ne të vdekshmit e thjeshtë do të donim ta mposhtnim kancerin për 3 ditë në vend që të prisnim kolonoskopinë për 7 muaj.”
Ndërkaq, Fedez ka shkruar se:
Nuk është hera e parë që kja aktiviste e mbështetur nga gazetarë dhe artistë luan me sëmundjen time duke thënë se jam kuruar nga tumori për 3 ditë sikur të ishte e gjitha një shaka. Duke luajtur me shërimin tim pa e ditur që jam operuar urgjentisht nga sistemi shëndetësor kombëtar si çdo i vdekshëm i zakonshëm. Sikur t’i dinit pasojat e një ndërhyrjeje që ka pasoja të pakthyeshme, ndoshta nuk do të bënit shaka me të për dëshirën tuaj për kritikë sociale. Unë nuk shërohem për 3 ditë. Por ndonjëherë nuk ka kurë për marrëzinë njerëzore. Më falni për shpërthimin por mendoj se çdo gjë ka një kufi. Unë e di se çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt. Por mbi të gjitha nuk do ta lejoja kurrë të tallesha apo nënçmohesha për këtë as nga më budallai apo më i pasuri në këtë planet.
Rikujtojmë se më 26 Gusht nisi eventi i shumëpritur “Tirana Sunny Hill Festival”. Emra të mëdhenj u ngjitën në skenën e festivalit përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër ishte mëse gati të mirëpriste edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.
Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi performoi në vendin tonë. Ylli italian dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve më të mira të tij. Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.