“Bëri serial me historinë time”/Narkotrafikantja Sandra Avila Beltran padit Netflix!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bëri serial me historinë time”/Narkotrafikantja Sandra Avila Beltran padit Netflix!

Një grua meksikane, e cila kaloi disa vite në burg për lidhjet e saj me trafikun e drogës kanë ngritur një padi ndaj Netflix dhe kanalit televiziv Telemundo. Sandra Avila Beltran pretendon se seriali televiziv “Queen of the South” bazohet në jetën e saj dhe se historia është përdorur pa pëlqimin e saj dhe për këtë arsye kërkon 40% të të ardhurave të fituara prej tij.

Avila Beltran ishte famëkeqe në Meksikë edhe para transmetimit të serialit të Netflix. E njohur si “Mbretëresha e Paqësorit”, historia e saj e jetës sigurisht duket si skenari i një telenovele me shumë të papritura. Xhaxhai i saj është Miguel Angel Felix Gallardo, një nga themeluesit e kartelit të fuqishëm të drogës në Guadalajara.

Në moshën 21-vjeçare, ajo u martua me një polic, i cili dyshohet se u korruptua dhe bëri pazare me bosët lokalë të drogës. Ai u vra pak pasi lindi djali i tyre. Burri i dytë, një oficer policie kundër narkotikëve, u vra nga një komando i armatosur që hyri në dhomën e spitalit ku ishte shtruar pas një operacioni. Ai gjithashtu mendohej se kishte lidhje me kartelet e drogës.

Por ishte marrëdhënia e saj me bosin kolumbian të drogës Juan Diego Espinosa që e futi të venë në telashe me ligjin. Espinoza dhe Avila Beltran u arrestuan në Mexico City në vitin 2007, por ishin pamjet e arrestimit të gruas ku ajo shfaqej e veshur elegante dhe duke buzëqeshur në kamera që zunë tituj kryesorë të gazetave. Edhe kur ishte në burg, ajo ja arrinte të përbënte lajm dhe të mbante rutinën e saj të bukurisë, duke paguar një mjek që të hynte në qeli për t’i bërë injeksione botoksi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE