Jo dmth JO! Beatrix Ramosaj flet për protestën e sotme!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo dmth JO! Beatrix Ramosaj flet për protestën e sotme!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ publikoi ‘Faj’, “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Ditën e sotme si shumë persona të tjerë publik edhe Beatrix ka qenë pjesë e protestës së organizuar në sheshin “Nënë Tereza” për abuzimin seksual të 11 vjeçares nga 5 persona. Bukuroshja është fotografuar me pankartë gjatë protestës, pamje të cilat i ka postuar edhe në Instagramin e saj, ku është shprehur edhe ndjesitë e saj në protestën e sotme.

JO dmth JO! ❌
Ne protestën sot provova shumë emocione. Dhembshuri, dhimbje, inat. Di të them vetëm që:

Edukoni djemtë tuaj, sepse vajzat nuk duhen të ruhen nga asgjë!

Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një ‘body’ të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48450 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE