Për 28-vjetor donte të hiqte dhjamin në zonën e barkut, nga këtu nis ‘kalvari’ i vërtetë i vuajtjeve për Jamie Hilburn!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për 28-vjetor donte të hiqte dhjamin në zonën e barkut, nga këtu nis ‘kalvari’ i vërtetë i vuajtjeve për Jamie Hilburn!

Jamie Hilburn nuk e kishte menduar kurrë që një dhuratë për ditëlindje do të kthehej në një kalvar të vërtetë vuajtjesh. Gjithçka nisi disa muaj më parë, kur nëna e dy fëmijëve vendosi të bënte liposuction, një procedurë kirurgjikale konturuese që eliminon dhjamin e tepërt të depozituar në zonën e barkut. Shtatzënitë e shpeshta kishin lënë gjurmë në trupin e të resë dhe kjo kishte ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike, ndaj ideja për t’u ndier sërish mirë veten ishte gjithçka që i duhej për 28-vjetorin.

Ndërkohë që mamaja e re priste që plaga të shërohej pak nga pak, ndodhi krejt e kundërta. 10 ditë pas ndërhyrjes, ajo vazhdonte të kishte dhimbje të forta dhe nuk arrinte dot të prekte anën e majtë të barkut. Lëkura në atë zonë ishte skuqur aq shumë saqë dukej si djegie e shkallës së tretë.

Dhimbjet po bëheshin gjithnjë e më të forta dhe e reja shkoi menjëherë në urgjencë, ku mjekët vunë re se ajo ishte infektuar nga MRSA (Methicillin-resistant Staphylococcus aureus). Në trupin e saj ishte zhvilluar dhe shumuar një baktere e rrallë e cila u reziston thuajse të githë antibiotikëve dhe “han” lëkurën nga brenda.

Rikujtojmë se mjekja Sara Kayat ka ndarë së fundmi pesë këshillat e saj kryesore për të humbur yndyrën e barkut dhe nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni. Dr.Kayat pohoi:

Një pikënisje e mirë është matja e perimetrit të belit. Pra, cilat janë këshillat kryesore për t’u dobësuar në një masë të shëndetshme, pa e kufizuar veten?

Humbja e peshës është vërtet e vështirë. Duke mos ditur ushtrimet që duhet të bësh, vendos cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe kupto nëse ka ndonjë faktor tjetër që të ndikon në rritjen e peshës, si për shembull sa ujë duhet të pish gjatë një dite? Megjithatë, kjo mënyrë mund të jetë edhe pak e imponuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE