Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të DWTS për mbrëmjen e sotme!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të DWTS për mbrëmjen e sotme!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve në këtë mbrëmje dedikuar viteve të tyre më të shtrenjta. Kjo natë u mbyll akoma edhe më bukur për vetë faktin se nuk pati të eleminuar. Në përfundim të mbrëmjes, çifti më i preferuar u shpall Irgen-Jora.

Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo performancë:

Sardi Strugaj dhe Ensa – 30 pikë

Enxhi Nasufi dhe Silvester – 40 pikë

Arnita Beqiraj dhe Eni – 36 pikë

Atalanta Kërçyku & Luixhino – 29 pikë

Irgen Çela & Jora – 45 pikë

Fifi & Graciano – 33 pikë

Eni Shehu & Odeta – 29 pikë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE