Fluksi i punës nuk po ju lë ‘hapësirë’?! Ja se çfarë po rrezikoni nëse e mbani gjatë urinën!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fluksi i punës nuk po ju lë ‘hapësirë’?! Ja se çfarë po rrezikoni nëse e mbani gjatë urinën!

Në shumicën e rasteve mbajtja e urinës nuk do të jetë rrezik për jetën, mirëpo nëse veproni kështu shpesh dhe çdo ditë, me siguri do të lërë pasoja në shëndetin tuaj. Shpesh jemi duke nxituar dhe në raste të tilla e dimë të përmbahemi dhe nuk shkojmë në tualet. Mirëpo, kjo nuk është edhe ide aq e mençur. Trupi megjithatë na bën me dije që diçka duhet të bëjmë.

Njeriu i rritur mund të mbajë gjysmë litri urinë në fshikëz para se të ketë nevojë të fuqishme për të urinuar. Atëherë trupi i dërgon porosi trurit që është koha të çlirohet. Mirëpo nëse mbani urinën çdo ditë dhe shumë shpesh, kjo me siguri do të lërë pasoja. Mbajtja vazhdimisht e urinës mund të dobësojë muskujt e fshikëzës gjë që mund të çojë deri në retencione urinare apo mbajtjen e urinës.

Kjo do të thotë që nuk do të mund të urinoni deri në fund dhe që vazhdimisht do të keni ndjenjën që duhet të urinoni patjetër. Mbajtja e urinës gjithashtu mund të çojë edhe deri në infeksione të përhershme të fshikëzës. Rezultati në fund është se nuk do t’i bëni asnjë dëm vetës nëse e mbani urinën, por duhet që të shkoni në tualet sapo të filloni të ndjeni dhimbje apo të fillojë t’ju bezdisë ndjesia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE