Në ditëlindjen e të bijës, Rudina Dembacaj vjen me fjalë zemre dedikuar vogëlushes së saj!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ditëlindjen e të bijës, Rudina Dembacaj vjen me fjalë zemre dedikuar vogëlushes së saj!

Ditën e sotme vajza e aktores së njohur të humorit, Rudina Dembacaj, Viktoria feston 7 vjetorin e lindjes.

Rudina zgjodhi fjalët më të ëmbla për t’i shprehur të voglës së saj dashurinë e madhe që ajo ka për të.

“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen!

Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe (siç thua ti ), përgjithmonë dorë për dore”-ka shkruar ajo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE