Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thatë ju?! Jo jo, çifti më i përfolur i momentit është…

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thatë ju?! Jo jo, çifti më i përfolur i momentit është…

Ylli i Hollywood-it Brad Pitt dhe supermodelja Emily Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë. Modelja rikujtojmë se i dha fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard pas thashethemeve për tradhti muajin e kaluar. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!

Ratajkowski ndërkaq ka shumë plane për karrierën e saj. Modelja dhe aktorja 30-vjeçare nuk ka frikë të dështojë kur provon diçka të re, sepse kjo i jep gjithmonë një rritje të vetëbesimit dhe është mësuar të mos ndalet në asnjë gabim që ka bërë.

Duke folur për “Harper’s Bazaar UK” për serialin e tyre “Si kam arritur këtu”, ajo tha:

Unë e shoh veten duke bërë shumë më tepër gjëra, qoftë duke shkruar një libër tjetër apo duke punuar në film. Ka kaq shumë mediume që më interesojnë.

Risjellim në vëmendje se modelja ka një djalë të vogël nga martesa me producentin e njohur. Bukuroshja ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë me prezantuesen Ellen DeGeneres, Emily kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë.  Ndërkaq, detaje të reja kanë dalë në dritë nga dyshja e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Së fundmi Jolie ka thënë se Brad Pitt e akuzoi atë për “shkatërrimin e familjes” gjatë një konfrontimi të ashpër në avionin e tyre privat në vitin 2016, sipas një raporti të FBI-së për incidentin e ndarë me të dyja palët fillimisht në vitin 2017. Raporti, i cili ennde nuk është bërë publik, është siguruar nga NBC News. FBI nuk pritet të rihapë hetimet për Pitt pas publikimit të disa imazheve ku shihen shenjat e dhunës që kishte marrë Angelina nga aktori 6 vite më parë, sipas një miku të aktorit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE