Predispozicioni gjenetik ndaj kancerit, modelja e njohur detyrohet të marrë vendimin e vështirë!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Predispozicioni gjenetik ndaj kancerit, modelja e njohur detyrohet të marrë vendimin e vështirë!

Pas diagnostikimit të predispozicionit gjenetik ndaj kancerit ovarian, modelja Bianca Balti mori vendimin të heqë vezoret dhe gjinjtë e saj. Një histori që nuk është e padëgjuar më parë. Edhe Angelina Jolie bëri të njëjtën gjë.

Nëna e saj ndërroi jetë nga kanceri dhe pas të njëjtës analizë ku rezultoi me predispozicion të lartë për t`u prekur nga e njëjta sëmundje, Jolie hoqi gjoksin. Modelja Bianca Balti e tregoi historinë e saj në Instagram. Ajo u shpreh:

Ideja për të kaluar në menopauzë në moshën 38-vjeçare nuk është joshëse. Kështu që doja ta bëja duke u siguruar që të mos pendohesha në të ardhmen.

Balti tregon se i ka ngrirë vezët e saj në mënyrë që të sjellë në jetë fëmijë, nëse do të dëshirojë, në të ardhmen. Edhe pse ideja e një shtatzënie, për momentin, duket se nuk është në planet e saj, Bianca Balti nuk dëshiron të përjashtojë mundësinë që të bëhet nënë.

Ajo që ka rëndësi është të mbash derën hapur. Është terapeutike dhe po më ndihmon në këtë tranzicion. E di që jo të gjithë mund ta përballojnë ekonomikisht dhe se jam e privilegjuar.

Modelja nuk e fshehu se ishte trembur nga operacioni, por tha se gjeti guximin ta përballojë atë. Vjeshta që po vjen është periudha kur do të bëjë ndërhyrjet.

Nënshtrimi i një operacioni të madh si mastektomia e dyfishtë ose histerektomia kur gjinjtë dhe vezoret janë të shëndetshme është një zgjedhje e komplikuar dhe personale. Nuk mund dhe nuk duhet të gjykohet askush. Unë e admiroj guximin e grave që e kanë bërë atë para meje dhe falë dëshmive të atyre që më kanë shkruar javën e fundit, edhe unë kam gjetur forcën që nuk e mendoja se e kisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49608 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE