Jo vetëm që nuk e shikojnë njëri-tjetrin si rivalë por krijojnë aleanca për të gjetur dashurinë, po flasim për delfinët!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm që nuk e shikojnë njëri-tjetrin si rivalë por krijojnë aleanca për të gjetur dashurinë, po flasim për delfinët!

Zakonisht ndodh që kafshët, si për shembull shimpazetë meshkuj, “luftojnë” me kafshët e tjera të së njëjtës gjini, në mënyrë që të çiftohen me shimpazetë femra. Megjithatë duket se delfinët, jo vetëm që nuk e shikojnë njëri-tjetrin si rivalë, por ata krijojnë aleanca dhe grupime mes tyre për të gjetur femrat ‘me fat’. Sipas ‘Science Alert’, studiuesit vëzhguan sjelljen e 121 delfinëve hundë-shishe të rritur meshkuj të oqeanit Indo-Paqësor dhe zbuluan se delfinët që kishin aleanca më të mëdha mashkullore kishin më shumë sukses me femrat.

Një delfin i vetëm mashkull zakonisht bashkohej me dy ose tre meshkuj të tjerë kur ndiqte një femër. Ndryshe nga njerëzit delfinët nuk krijojnë lidhje në çift dhe nuk ndihmojnë në rritjen e të vegjëlve të tyre, ndaj është e habitshme që ata mund të krijojnë aleanca kaq të mira. Në një plazh japonez, së fundmi ka nisur një varg sulmesh nga delfinët. Sipas mediave lokale, të paktën një burrë u dërgua në spital pak ditë më parë dhe të nesërmen dy notarë të tjerë u kafshuan në krahë.

Zyrtarët japonezë besojnë se i njëjti delfin është përgjegjës për të paktën gjashtë sulme deri më tani. Ndonëse delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar. Mediat lokale raportuan se një burrë u kafshua në të dy krahët të enjten në mëngjes, 11 gusht. Ndërkaq, në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës, janë derdhur një numër i madh gjitarë të deteve me djegie të ngjashme me plagët e shkaktuara nga shpërthimet e bombave. Atanas Rusev, kreu i fushatës bullgare “Save the Dolphins” tha se:

Qindra delfinë u gjetën të plagosur ose të vrarë nga sonarët ushtarakë në ujërat e Detit të Zi. Kafshët e lënduara janë derdhur në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE