Pezullohen 53 lejedrejtimi në Durrës, 1195 masa administrative

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pezullohen 53 lejedrejtimi në Durrës, 1195 masa administrative

Policia Rrugore e Durrësit krahas masave të shtuara për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, vijon kontrollet e pandërprera për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 53 lejedrejtimi, nga të cilat 3 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit dhe 50 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1195 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

253 masa administrative, për parakalim të gabuar; 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 64 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit; 313 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar; 143 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 15 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 364 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE