Thjesht mahnitëse! Ja si duket Bora Zemani në promon e “Dancing with the Stars”!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thjesht mahnitëse! Ja si duket Bora Zemani në promon e “Dancing with the Stars”!

Në këtë ditë të sotme, pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Në promon e “DWTS’ çdo gjë duket magjike dhe të gjithë konkurrentët, juria dhe moderatorët e këtij programi duken mahnitës. Mes të gjithëve ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është Bora Zemani me ‘look-un’ e saj, një veshje e bardhë me pupla, buzët e kuqe dhe flokët e shkurtra, siç nuk e kishim parë më parë moderatoren.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Përsa i përket jurisë, një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerine profesioniste. Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE