Çfarë po ndodh? Fero akuzon rëndë Gjikon: “Unë nuk e di se çfarë ka bërë me 15-vjeçaren…”

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh? Fero akuzon rëndë Gjikon: “Unë nuk e di se çfarë ka bërë me 15-vjeçaren…”

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, para pak kohësh në media qarkulloi një vendim gjykate që dukej se e përfshinte reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E pas reagimeve të njëpasnjëshme që artisti bëri në rrjete sociale duke i mohuar akuzat dhe më pas në daljen e tij të parë publike ku foli lidhur me këtë çështje në emision ‘Më lër të flas’ dhe tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale.

E pikërisht atëherë ku dukej se kjo çështje ishte harruar, sërish në rrjete sociale ka qarkulluar si lajm dhe madje ka qenë dhe reperi Fero i cili në një ‘video live’ në TikTok ka akuzuar Gjikon se ka fshirë këtë çështje nga dosjet dhe nga vëmendja e publikut.

Unë nuk mund ta di Gjiko çfarë ka bërë me një 15-vjeçare. Unë nuk e di çfarë ka bërë, po ashtu e ka rastin. Po e keni fshirë rastin nga kompjuterat. A e mbani mend këtë rast që Gjiko me një 15-vjeçare. Tani s’ka lidhje a është rasti para 3 muajsh a para 5 muajsh apo para 10 vjetësh. Për detyrë media e ka për ta nxjerrë.

@shapothube

@Fero #donzi #donzi69 #donziclips #donzitors #donzialmira #fero #allesbaba #ferofera #gjiko

♬ original sound – Shapothube

Pak pas kësaj deklarate të Feros ka reaguar dhe Gjiko i cili me anë të një Instastory është shprehur:

Jetojmë në një kohë ku njerëzit inteligjentë heshtin që të mos ofendojnë injorantët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE