I doli në mbrojtje Palestinës, Gigi Hadid “sulmohet” nga qeveria izraelite

vovalbania October 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
I doli në mbrojtje Palestinës, Gigi Hadid “sulmohet” nga qeveria izraelite

Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.

Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

“Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve. Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës dhe mbështetja e izraelitëve në të drejtën e tyre kundër terroristëve barbarë është veprimi i duhur”, shkroi në Instagram qeveria izraelite.

Më pas, në një tjetër deklaratë në Instastory, qeveria izraelite u shpreh: “@gigihadid, a ke fjetur gjatë javës së kaluar? Apo ke mbyllur një sy për foshnjat hebre që po masakrohen nëpër shtëpitë e tyre? Heshtja jote ka treguar qartë se në krahun e kujt qëndron. Ne të shohim”.

Në një tjetër postim, qeveria publikoi dhomën e përgjakur të një fëmije, me mbishkrimin: “Nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua s’thonë asgjë”.

Javën e kaluar, modelja me origjinë palestineze, denoncoi dhe dënoi “terrorizmin ndaj njerëzve të pafajshëm”, pas sulmeve të Hamasit dhe Izraelit.

Hadid shpjegoi se vërtet ajo ka “ndjeshmëri të thellë dhe i thyhet zemra për luftën palestineze dhe jetën e tyre nën pushtim” (territoret palestineze janë pushtuar ushtarakisht nga Izraeli që nga viti 1967), por ajo gjithashtu ndjen një përgjegjësi ndaj miqve të saj hebrenj.

Modelja u sigurua të vinte në dukje se “shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk përfshijnë “dëmtimin e një personi hebre”.

“Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’”, tha ajo.

“Kjo ide [e gabuar] ka nxitur një cikël të dhimbshëm, dekada hakmarrjeje nga të dyja palët (në të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme që të jesh pro Palestinës do të thotë të jesh kundër hebrenjve.”

Gigi shtoi se beson se “çdo njeri meriton të drejtat themelore, trajtimin dhe sigurinë; pa marrë parasysh kombësinë, fenë, përkatësinë etnike ose vendin ku kanë lindur.”

Si Gigi ashtu edhe motra e saj, Bella Hadid, kanë qenë avokate të zëshme të Palestinës për shumë vite. Babai i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE