E ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin është pikërisht ky mjet…

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin është pikërisht ky mjet…

Një kompani me bazë në Kanada prezantoi projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një mjeti udhëtues që i përngjan shumë një treni, i cili do të udhëtojë me shpejtësi deri në 1000 km në orë. Një maket i “FluxJet” u prezantua nga kompania TransPod në Toronto dhe për shumë njerëz ky mjet hibrid ‘aeroplan-tren”, mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin.

Shpejtësia e madhe bazohet në parimin e ngjashëm me konceptin “hyperloop” i bërë i famshëm nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk. FluxJet do të lëvizet me shpejtësi të lartë në një tub të mbrojtur duke përdorur teknologjinë inovatorët të “fluksit të fshehtë”. Vagonët ngrihen ‘në ajër’ në mënyrë magnetike dhe tubat e vakumit i lejojnë ata të udhëtojnë me shpejtësi të madhe.

Faza e parë e propozuar e asaj që vlerësohet të jetë një projekt infrastrukturor prej 18 miliardë dollarësh do të lidhë qytetet kanadeze të Calgary dhe Edmonton. Rikujtojmë, se disa javë më parë, Elon Musk siguroi se dy Teslat e ardhshme do të mbërrinin në 2023, Roadster i shumëpritur (trashëgimtari i Teslës së parë) dhe një risi absolute, kamioni Tesla Semi.

Sot kemi imazhe dhe informacione të reja në lidhje me kamionin e parë elektrik të zhvilluar nga kompania me bazë në Austin (SHBA). Tesla Semi do të lëvizë falë tre motorëve elektrikë (të paktën ky është informacioni zyrtar që shfaqet në faqen e Tesla-s, megjithëse janë paralajmëruar edhe versione me katër motorë), të vendosur në rrotat e pasme, në mënyrë që pezullimi i përparmë të jetë plotësisht i pavarur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE