Në një muze në Spanjë tani keni mundësinë jo vetëm që ta shikoni një pikturë por edhe ta nuhasni!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në një muze në Spanjë tani keni mundësinë jo vetëm që ta shikoni një pikturë por edhe ta nuhasni!

Museo Nacional del Prado në Madrid të Spanjës ka krijuar një ekspozitë unike për pikturën “Ndjesia e Aromës” (The Sense of Smell) nga Jan Breughel dhe Rubens. “Ndjesia e Aromës” shfaq një kopsht me pemë, bimë dhe kafshë. Qëllimi fillestar i pikturës ishte që të pasqyronte gamën e gjerë të aromave që mund të dallojë njeriu. Por, Muzeu Prado ka shkuar një hap më tej. Duke bashkëpunuar me Fondacionin e Akademisë së Parfumeve dhe kompaninë e modës Puig, muzeu ka krijuar dhjetë aroma të veҫanta për ta sjellë në jetë këtë pikturë për vizitorët. Duke përdorur “AirParfum”, një teknologji e zhvilluar nga Puig, eksperti i parfumeve Gregorio Sola krijoi dhjetë aroma që përkojnë me elemente të ndryshme të pikturës.

Në sajë të katër aromatikëve, vizitorët mund të ndiejnë këto aroma, teksa ndërveprojnë me një ekran të madh që ndodhet përpara kësaj vepre. Ju mund të afroheni dhe të ndjeni aromën e vajrave esencialë të luleve të portokallit, aromën e këndshme të lules së jaseminit ose aromën e lagësht të një peme fiku, së bashku me notat e drurit. Si pjesë të ekspozitës mund të ndjeni edhe aromat e trëndafilave, të zambakut, të nardo dhe të narcizit. Për të rikrijuar aromën dehëse të narcizit, u desh që të mblidheshin plot 1,300 kg lule.

Për t’i dhënë pikturës më shumë aroma të kafshëve, është përdorur një civetë afrikane, një gjitar viverrid i Afrikës Sub-Sahariane. Civeta ka një qeskë midis këmbëve të pasme, e cila lëshon një lëng të trashë myshku të verdhë, që përdorej historikisht për krijimin e parfumeve të klasit të lartë, për shkak të vetive të saj stabilizuese. Mund të vini re gjithashtu edhe aromën e një palë dorezash lëkure, të cilat Rubens vendosi t’i shtonte në këtë vepër. Dhe, së fundi, një nga aromat më të veҫanta të kësaj vepre njihet thjesht si “Alegoria”. I frymëzuar nga buqeta me lule në pikturë që mban në dorën e djathtë figura alegorike e nuhatjes, parfumi përmban elemente të jaseminit, të trëndafilit dhe të erëzave të ndryshme. Për Museo Nacional del Prado, eksperimenti për sjelljen e aromës në një ekspozitë të tillë ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE