Pulës së tij i vendosi emrin Conor McGregor, Hasbulla-un e gjen ‘belaja’ me yllin e UFC-së!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pulës së tij i vendosi emrin Conor McGregor, Hasbulla-un e gjen ‘belaja’ me yllin e UFC-së!

19-vjeçari i famshëm, Hasbulla Magomedov ka nxehur së fundmi yllin e UFC-së, Conor McGregor, pasi i ka vendosur pulës së tij emrin e këtij të fundit. McGrgor ka kërcënuar me tone të lehta Hasbulla-un duke shkruar në Twitter se:

Do të më pëlqente ta bëja kosh Hasbullën e vogël. Unë do ta kryej misionin tim të shënoj një tre pikësh me të një ditë.

Shpërthimet tipike në internet të McGregor-it janë bërë të zakonshme në Twitter, megjithatë, irlandezi e quajti megayllin e TikTok një ‘mistrec që mbante erë të keqe’. Pasi i kishte bërë thirrje më parë megayllit të UFC-së në tweet-e dhe video të ndryshme, Hasbulla së fundmi vendosi t’i vendosë pulës së tij emrin e irlandezit. Hasbulla ka filmuar shpendin e tij, duke thënë:

Kjo është pula ime me emrin Conor McGregor. Ja bukuroshja ime.

Në mënyrë të çuditshme, tifozët e arteve marciale duket se e pëlqyen pasi video mblodhi miliona shikime në internet. Hasbulla është vënë në shënjestër nga të gjithë yjet e mëdhenj të botës së showbiz-it kohët e fundit. Para disa muajsh Conor McGregor u arrestua për shkellje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa udhëtonte me Bentley-n e tij e cila kushton reth 170,000€ në një autostradë në perëndim të Dublinit. Supermakina e tij ndërkaq u sekuestrua nga policia. 

Sjellim në vëmendje gjithashtu se disa persona të panjohur kanë sulmuar me bomba molotov pub-in e yllit të UFC, në Dublin. Dy persona me skuter u panë pranë lokalit dhe më pas u ndoqën nga dy të tjerë që dolën nga lokali. Më tej, u mësua se në lokal po mbahej një event dhe agresorët kanë menduar se Conor McGregor ndodhej aty në ato momente.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE