Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë ndihmën e politikës!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë ndihmën e politikës!

Në Kosovë, përfaqësuesit e sindikatave të punonjësve në grevë nga 25 gushti, po bëjnë përpjekje që të nisin dialogun me qeverinë, që të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre. Pas një takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kreu i Bashkimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj deklaroi se dëshirojnë të kthehet normaliteti në sektorin e arsimit e në institucionet e tjera ku zhvillohet grevë.

I lus deputetët të mos pushojnë së vepruari, që të mundohen së bashku me ne që të gjejmë një derë të hapur në qeveri, qeveri të cilën ne konsiderojmë se për momentin po dëshiron ta shtypë zërin sindikal.

Krahas punonjësve të arsimit, në grevë janë edhe nëpunësit civilë në institucionet lokale e qendrore të Kosovës. Ata po kërkojnë 100 euro shtesë për secilin, deri në hyrjen në fuqi të projektligjit “Për pagat”.

Por në fund të gushtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se u bë ekzekutim i pjesshëm i pagave, për shkak se nuk u përditësua në kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit. Qeveria argumenton se nuk mund të paguajë personat në grevë, ndërsa sindikalistët kërkojnë që ekzekutivi të mos ia bllokojë pagat, duke e quajtur “të paligjshme” diçka të tillë.

Jasharaj konfirmoi se ftesë për takim dhe kërkesë për ndihmë u dërguan të gjitha partive në Kuvendin e Kosovës, përfshirë Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Presidentja Vjosa Osmani do t’i presë.

Ne i kemi thënë kabinetit të saj po [për takim], por ende nuk kemi datë e jemi në pritje. Urojmë që presidentja t’i shohë palët e barabarta, mos ta shohë njërën palë më të privilegjuar dhe si njeriu i parë i Kosovës po urojmë, edhe te Zoti, që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë do të fillojë dhe kemi shpresa edhe tek ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv.

Ndërkaq, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se “dialogu mes sindikatave dhe qeverisë është imperativ”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE