Inflacioni në Kosovë, kryeministri Kurti prezanton masat!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inflacioni në Kosovë, kryeministri Kurti prezanton masat!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi një paketë të re masash në vlerë 150 milion euro, për t’u përballur me inflacionin. Aty përfshihet mbështetje ndaj familjeve që kursejnë energji elektrike, punonjësit e sektorëve publik e privat, si dhe për pensionistët, studentët e familjet me ndihmë ekonomike.

Nisur nga gjendja e rënduar me energjinë, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursejmë, andaj do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojmë dyfish faturën. Do të procedojmë në Qeveri, e pastaj në Kuvend për miratim projektligjin për punë publike, e cila parasheh kompensimin për inflacion për materialet ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës.

Kjo me qëllim të përshpejtimit të dinamikës së implementimit të projekteve kapitale. Për pensionistët do të ndajmë shumë e njëhershme prej 100 euro, kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Shefi i qeverisë së Prishtinës nënvizoi se me punësimin dhe punonjësit që i kanë prioritet, përkrahja ka qenë e do të vazhdojë.

Për zyrtarët në sektorin publik do të ndajmë shtesën prej 50 euro duke filluar nga muaji shtator. Kurse, për punëtorët e ndërmarrjeve publike do të ndajmë shumën e menjëhershme prej 100 eurove….do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 përqind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.

E përkrahjen tonë do ta zgjerojmë edhe për studentët për të cilët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti i ri akademik është duke u zhvilluar. Në muajt në vijim do të ndajmë rreth 150 milion euro për pakon për përballje me inflacion, ku përmes masës së subvencionimit të energjisë do të përfitojnë të gjitha familjet rreth 300 mijë, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE