Olena Zelenska shfaqet kritike me Perëndimin: Ndërsa ju numëroni qindarkat, në numërojmë të vrarët!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olena Zelenska shfaqet kritike me Perëndimin: Ndërsa ju numëroni qindarkat, në numërojmë të vrarët!

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, është treguar kritike në lidhje me pretendimet se si pasojë e ndikimit të luftës qytetarët perëndimorë po përballen me problem ekonomike.

Në një intervistë për BBC, ajo u shpreh se ndërsa britanikët “numërojnë qindarkat” ukrainasit “numërojnë viktimat”.

Zelenska tha se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte më e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.

Pyetjes se çfarë mesazhi kishte për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, bashkëshortja e presidentit ukrainas ka rikthyer në vëmendjen kohën e pandemisë.

“E kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, e cila është ende me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë. Por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Pra, kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, kujtoni se ne bëjmë të njëjtën gjë, por në vend të qindarkave ne numërojmë viktimat tona”, u shpreh Zelenska.

Gjatë intervistës, e cila do të transmetohet e plotë nesër, ajo tha se ishte e vështirë për njerëzit jashtë Ukrainës të kuptonin ndikimin e luftës tek populli i saj.

“Prandaj është e rëndësishme të vazhdohet të theksohej dëmi njerëzor i luftës. Prandaj duhet t’i tregojmë këto histori, sepse këto janë fytyrat e vërtetë e një lufte. Asnjë numër bombash të hedhura, as shuma e parave të shpenzuara. Historitë njerëzore janë ato të cilat duhen treguar- dhe ka një mijë histori të tilla përreth”, është shprehur ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE