Dasmë në “Big Brother Vip”/ Pas Luizit dhe Kiarës puthen në buzë një tjetër çift

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet emri i banorit të parë që do të hyjë në shtpinë e “Big Brother Vip 2?

Pas dasmës së Luizit dhe Kiarës duket se një tjetër çift ka “kurorëzuar dashurinë” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e sotme Vëllai i Madh ka organizuar për banorët një dasmë kosovarë ku nusja ishte Nita dhe dhëndri Bledi.

Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, të cilit iu caktua roli i nënpunësit të bashkisë. Madje dhe me këmbënguljen e banorëve të ‘sapomartuarit’ shkëmbyen dhe një puthje në buzë me njëri-tjetrin.

Ashtu siç ndodhi dhe në dasmën e Luizit dhe Kiarës, pati dhe banorë të cilët nuk dëshironin të merrnin pjesë në dasmë. Kësaj herë ishte Ermiona e cila zgjodhi ta shikonte ceremoninë në distancë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49881 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE