Pas lajmeve që po qarkullojnë për Gjikon, reagon Fifi!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas lajmeve që po qarkullojnë për Gjikon, reagon Fifi!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, para pak kohësh në media qarkulloi një vendim gjykate që dukej se e përfshinte reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E pas reagimeve të njëpasnjëshme që artisti bëri në rrjete sociale duke i mohuar akuzat dhe më pas në daljen e tij të parë publike ku foli lidhur me këtë çështje në emision ‘Më lër të flas’ dhe tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale.

E pikërisht atëherë ku dukej se kjo çështje ishte harruar, sërish në rrjete sociale ka qarkulluar si lajm dhe madje ka qenë dhe reperi Fero i cili në një ‘video live’ në TikTok ka akuzuar Gjikon se ka fshirë këtë çështje nga dosjet dhe nga vëmendja e publikut. Lidhur me këto fjalë, me anë të disa Instastory-ve ka reaguar ashpër vetë artisti.

Por, çfarë mendimi ka Fifi për këtë ngjarje që ka tronditur botën e showbiz-it? Këngëtarja e cila gjatë sezonit veror publikoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme me Gjikon duke na treguar dhe miqësinë e mirë që ka me të, ka reaguar duke ripostuar reagimin e reperit dhe duke e shoqëruar me disa figura që tregojnë mbështetje ndaj tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE