Situata në vend, reshje dëbore në veri dhe juglindje/ ARRSH: Drejtuesit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Situata në vend, reshje dëbore në veri dhe juglindje/ ARRSH: Drejtuesit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë!

I gjithë vendi është mbërthyer nga i ftohti, ndërsa në veri, verilindje dhe juglindje e vendit është mbuluar nga reshjet e dëborës. Në këtë zona termometri ka shënuar minus gradë celsius. Deri më tani nuk raportohet për situata problematike, ndërsa rrugët me prezencë dëbore janë të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore. Në Kukës, Korçë e Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike.

Prej mbrëmjes të së shtunës në Qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë.

Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion qe do të vijojë edhe ditën e sotme.

Ndërkohë gjate natës dhe mëngjesin e kësaj te diele temperaturat kanë arritur deri në -4 grade, te cilat kanë sjell dhe ngrica.

Fatmirësisht ka rënie te intensitetit te erës, kur dhe sot do te punohet për riparimin e dëmeve te shkaktuara nga moti ne rrjetin elektrik në të gjithë qarkun, me qellim rikthimin e energjisë ne zonat ku mungon.

Situata  në Qarkun Kukës është e qetë dhe pa reshje bore, të cilat i kanë lënë vendin ngricave. Në qytetin Kukësit ngricat kanë krijuar shtresa akulli ne rrugët dytësore të lagjeve t¡ qytetit si dhe trotuaret duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve në orët e para të ditës se sotme. Nga bashkia po bëhet kriposja e rrugëve kryesore te qytetit te cilat janë te qarkullueshme normalisht. Nuk ka probleme me energji.

Rrugët nacionale të Bashkisë Kukës janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë  gjithë kohës, për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë të veçantë sa i përket emergjencave shëndetësore apo te banoret.

Në bashkinë Kukës janë të bllokuara rrugët e Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe  Kalis.

Bashkia Tropojë

Të gjitha rrugët që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të kalueshme. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad.

Bashkia Has

Në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme.

Nga bashkitë me kapacitetet e tyre po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad .

Furnizimi me energji elektrike.

Nuk furnizohen me energji elektrike:

Në bashkinë Kukës Nj.Ad Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që në segmentet me prezencë bore të lëvizin vetëm me zinxhirë. Gajtë natës, ARSSH thotë se reshjet e borës janë rritur në zonën Juglindore.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE