Sekreti i jetëgjatësisë së qenit më të vjetër në botë!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sekreti i jetëgjatësisë së qenit më të vjetër në botë!

Qeni më i vjetër në botë, i cili është futur në Librin e rekordeve Guinness, quhet TobyKeith. Pronarja e tij, Gisela Shore e ka adoptuar kur ishte disa muajsh, ndërsa gjatë jetës së tij është kujdesur për shprehitë e tij të përditshme dhe për ushqimin, gjë që ka pasur ndikim edhe në jetëgjatësinë e tij. Toby ka lindur më 9 janar 2001, kur është sjellë në strehimoren Peggy Adams, ku Gisela ka bërë punë vullnetare. Jetëgjatësinë e qenit pronarja e shpjegon me gjenetikën e mirë, ushqimin e shëndetshëm dhe ngrohtësinë e shtëpisë. Ai është 21 vjeç e 66 ditë.

Duke pasur parasysh se jetëgjatësia e një Chihuahua është midis 12 dhe 18 vjet, Gisela kuptoi se qeni i saj mund të ishte më i vjetri në botë kur të mbushte dy dekada.

Toby është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore për moshën e tij. I pëlqen të flejë, është jashtëzakonisht i shoqërueshëm dhe kalon kohë me miqtë e tij, bulldogun amerikan shtatëvjeçar Luna, qenin kinez Lala dhe papagallin 32-vjeçar Koki. Toby zgjohet çdo mëngjes në orën 6:30 dhe bën shëtitje të rregullta. Pavarësisht se ka një sëmundje të zemrës, ajo nuk e ndalon atë.

Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ishte një qen bagëtish australian i quajtur Bluey. Qeni ngordhi në moshën 29 vjeç e 5 muaj më 14 nëntor 1939. Studimet tregojnë se të kesh një kafshë shtëpiake e rregullon shumë humorin tuaj. Është e natyrshme të duash qenin ose macen tënde. Kafshët tuaja shtëpiake jua kthejnë dashurinë pavarësisht se nuk jeni në gjendje të flisni, megjithatë ato komunikojnë duke ju dhënë shenja. Tundjet e bishtit, lëpirjet dhe shtrëngimet janë disa nga shenjat e dashurisë që falin kafshët shtëpiake. Por ndonjëherë, ato na japin shenja shumë delikate që tregojnë nevojat e tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE