E paskemi ditur gabim, ja funksioni i vrimës së vogël në bishtin e tiganit!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E paskemi ditur gabim, ja funksioni i vrimës së vogël në bishtin e tiganit!

E dimë që e keni vënë re dhe shpesh mund të keni pyetur veten se për çfarë shërben vrima e vogël në bishtin e tiganit që keni në kuzhinë. Mbase disa prej jush mendojnë se shërben për t’u varur, e disa të tjerë mendojnë se nuk ka ndonjë funksion specifik.

Por na lini t’ju themi se ‘paskemi jetuar në një gënjeshtër’. E vërteta është se kuzhinierët profesionistë e përdorin për ta vënë aty garuzhdën ose lugën për përzierje. Nëse keni menduar që vrima në skaj të dorëzës së tenxheres është aty vetëm për arsye estetike, atëherë e keni gabim.

Para së gjithash, kjo vrimë është e dedikuar që tigani mund të varet kur është jashtë përdorimit, si edhe në mënyrë që të thahet më lehtë pas larjes. Megjithatë, ka një qëllim edhe më praktik.

Kuzhinierët profesionistë këtë vrimë e përdorin si mbajtës për garuzhdën gjatë zierjes, sepse në këtë mënyrë ajo është gjithmonë afër, por kur ta provoni këtë truk, edhe vetë do të jeni të kënaqur me mënyrën se sa praktike është. Në këtë mënyrë, gjithashtu, do të pengoni që lëngu nga garuzhda të pikojë anash. Pra, është shumë praktike dhe jo rastësisht ndodhet një vrimë në çdo tigan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65546 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE