“Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri një fatkeqësisht…”/Ermonela Jaho është pesimiste për të ardhmen në Shqipëri!

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri një fatkeqësisht…”/Ermonela Jaho është pesimiste për të ardhmen në Shqipëri!

Ermonela Jaho është një ndër sopranot më të vlerësuara në botë. Artistja që ka arritur me talentin e saj të prekë arenat ndërkombëtare në zhanrin të cilin e interpreton, e ka gjetur më shumë veten jashtë vendit dhe është pesimiste se një sukses të tillë do ta arrinte në vendin e saj. Kjo ka ardhur për shkak të një interviste të dhënë së fundmi ku është shprehur se në Shqipëri ajo mund të mos futej as në kor.

 Do të të zhgënjej pak me këtë përgjigje, por është përgjigje e drejtpërdrejt. S’e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor. Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht. Po sepse të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal.

Por pavarësisht kësaj, ajo u shpreh se ndjen vetëm dashuri për atdheu ne saj dhe se shpreson ta shohë Shqipërinë gjithmonë “lart e më lart”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE