Në librari duke nisur nga nesër/ Jeta dhe stili i ikonës së artit dhe modës italiane, Raffaella Carrà, tanimë në një libër!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në librari duke nisur nga nesër/ Jeta dhe stili i ikonës së artit dhe modës italiane, Raffaella Carrà, tanimë në një libër!

Dy vite pas vdekjes së këngëtares, balerinës, prezantuese televizive, aktores dhe modele italiane, Raffaella Carrà vjen një vëllim kushtuar tërësisht asaj. Libri i ri i titulluar “Raffaella Carra, between fashion and myth” do të dalë nesër në librari. Nëse do të flasim për modën sipas yllit italian, ajo kishte një garderobë plot ngjyra. Gjithmonë ka pasur tendencën të vishte veshje që nuk ishin parë më parë në ekran. Dhe për më tepër Raffaella Carra, parashikoi një pjesë të mirë të tendencave, që sot shihen në pasarela, si crop-tops.

Në librin kushtuar Carra-s, do të gjeni foto të saj ndër vite të publikuar dhe ku shaqet e kombinuar me veshje të cilat, ende sot frymëzojnë botën e modës dhe personazhe të famshëm. Pothuajse një vit pas vdekjes së Raffaella-s, shtëpia e saj në Romë doli në shitje. Apartamenti luksoz ndodhej në zonën Vigna Clara-Vigna Stelluti.

Rikujtojmë, se Rafaella Carra u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, më 5 korrik 2021. Ajo ishte autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision. Ndërkaq, pak pas vdekjes së Rafaella, pati indinjatë dhe zemërim për shkrimet homofobe në muralin kushtuar ikonës së televizionit italian në Barcelonë. Në veprën e artistit Salvatore Benintende, me origjinë nga Palermo, ranë në sy mbishkrimet: “Gay no” dhe “Vih”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50576 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE