Arsyeja pse Vladimir Putin nuk ka asnjë telefon!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyeja pse Vladimir Putin nuk ka asnjë telefon!

Së fundmi ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka hapur një profil në TikTok, me objektivin për të mbledhur sa më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit. Mes shumë batutave dhe ironive për vendimin e tij, disa pyesnin veten nëse do ta ndiqte profilin edhe miku i tij i hershem, presidenti rus Vladimir Putin.

Madje një gazetar e pyeti enkas zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, i cili u përgjigj thjesht: “Jo, nuk ka asnjë dëshirë ta bëj”. Jo sepse marrëdhëniet mes dy politikanëve të njohur janë ftohur, por sepse presidenti rus nuk ka një smartphone, madje nuk ka asnjë telefon celular.

Jo vetëm, por ish-agjenti i KGB-së duket sikur nuk është shumë i dhënë për teknologjinë, të paktën në këtë fushë. Ai nuk ka një llogari në rrjetet sociale dhe sipas burimeve hyn rrallëherë në web. “Duke pasur një smartphone, ju jepni të mirëqenë faktin që gjithçka ka të bëj me ju bëhet publike. Një president nuk duhet ta ketë, veçanërisht në një vend si Rusia”, ishte gjykimi i Peskov disa vite më parë. Në fakt, një ish-president si Dmitry Medvedev jo vetëm që ka një celular, por përdor përditë mediat sociale, ku nuk mungojnë sulmet ndaj vendet perëndimore.

Thirrjet e Putin kalojnë vetëm nga telefoni i verdhë, madje disa të tillë, që ndodhet në zyrën e tij, me një kanal të mbrojtur nga një sistem i ndërlikuar deshifrimi. Por presidenti rus është shprehur edhe në mënyrë direkte. “Po të kisha një celular, do të binte pa pushim, nuk i përgjigjem as telefonit fiks në shtëpi”, deklaroi ai në 2005, padyshim në një kohë kur rrjetet sociale dhe celularët nuk ishin të përhapur si sot.

Por padyshim Putin flet në telefon, madje në shkurt vëmendja e të gjithë opinionit publik botëror ishte tek telefonatat midis kreut të Kremlinit dhe liderët perëndimorë. Vetëm pak persona në Kremlin, duke filluar nga ministri i Mbrojtjes, miku i tij Sergei Shoigu, kanë linjë të drejtpërdrejtë. Të tjerët, duhet të presin miratimin për orë, ditë, javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE