Berisha: Parlamenti vjedh shqiptarët dhe favorizon krimin!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Parlamenti vjedh shqiptarët dhe favorizon krimin!

Ish-kryeministri Sali Berisha në dalje të seancës së parë parlamentare për këtë sezon tha se nga lista e gjatë e ligjeve nuk kishte asnjë të vetëm për interesin e shqiptarëve.

Para Kuvendit, Berisha tha se ndryshe nga vendet e tjera të Europës apo Kosova, në parlamentin Shqiptar nuk ishte asnjë ligj për të ndihmuar shqiptarët në këtë periudhë të vështirë krize, për vetëm për t’i vjedhur ata dhe favorizuar krimin.

“Unë mund tu them se sot kjo seancë ishte pagane dhe një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë një rresht të vetëm për qytetarin shqiptar. Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane tha 40 miliardë euro, nuk e marr këtë shembull, por Kosova dha 100 euro për çdo pensionist dhe 100 euro për çdo student, 50 euro për çdo punonjës të administratës. Duke filluar nga nafta dhe produktet bazë janë 30% më të ulëta në Shqipëri, kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim, asnjë nen dhe asnjë ligj për të mbështetur qytetarët shqiptarë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës. E gjitha ngrihet mbi krimin e drogën. Parlamenti është shndërruar në mbështetje të një regjimi që mashtron dhe vjedh në çdo firmë e vendim qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë dhe program të parlamentit, të denjë vetëm për krimin. Për qytetarët nuk ekziston as edhe një interes më  minimal për t’i mbështetur, por vetëm për t’i vjedhur. Parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama. Ligji për dhunimin e mediave”– tha Berisha para Kuvendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE