Moody’s: Ndërprerja e gazit rus mund të çojë në një recesion të rëndë në Evropë!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moody’s: Ndërprerja e gazit rus mund të çojë në një recesion të rëndë në Evropë!

Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s ka paralajmëruar se një ndërprerje e plotë e gazit rus ka të ngjarë të çojë në një recesion të rëndë në Evropë dhe një rritje të mëtejshme të inflacionit tashmë të lartë.

Ajo tha se kompanitë më të ekspozuara janë në sektorë me energji intensive si kimikatet, automobilat dhe sektorët e prodhimit.

Ajo shtoi se ndërmarrjet evropiane do të jenë gjithashtu ndër më të ekspozuara kryesisht për shkak të ekspozimeve të tyre indirekte ndaj çmimeve më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.

Lufta në Ukrainë la sjellë ndikime të mëdha në ekonominë shqiptare. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.

Siç është njoftuar me herët, lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë çmimesh duke rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Kjo, vlerëson agjencia, do të mbajë inflacionin në 5%. “Moddy’s” ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Ndër të tjera agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Perspektiva “e qëndrueshme” e Shqipërisë sipas vlerësimit të agjencisë, përveçse reflekton rekuperimin e fortë ekonomik pas pandemisë dhe rikthimin në trajektoren rënëse të borxhit publik. Kjo mbështetet gjithashtu edhe nga pritshmëritë e agjencisë për një risk të kufizuar të aftësisë likuide si të sistemit bankar ashtu edhe të qeverisë, nga pritshmëria e vazhdimësisë së politikave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE