Tërmete në Afganistan e Kinë, raportohen viktima!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmete në Afganistan e Kinë, raportohen viktima!

Të paktën tetë persona humbën jetën pasi gjatë natës një tërmet goditi verilindjen e Afganistanit. Një zëdhënës i provincës Kunar iu tha gazetarëve se “numri i viktimave mund të rritet”. Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter “shkundi” qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit. Në qershor, një tjetër lëkundje në Afganistan la të vdekur mbi 1 mijë persona e shkatërroi disa vendbanime.

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.6 Rihter u regjistrua edhe në Kinë, për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, epiqendra ishte rreth 43 kilometra në juglindje të qytetit Kangding në provincën Siçuan, në 10 kilometra thellësi.

Dridhjet e tokës u ndjenë deri në Çengdu, qytet me 21 milion banorë që është në izolim nga masat anti-COVID. Po ashtu, Çengdu përballet me një valë të nxehti të jashtëzakonshëm e që ka sjellë thatësirë.

Tërmetet janë të shpeshtë në Kinë, sidomos në jugperëndim. Padyshim, ai me pasojat më të rënda mbetet i vitit 2008 në Siçuan që iu kushtoi jetën mijëra personave e shkaktoi dëme të mëdha.

Ndërkaq, në qershor të këtij viti, nga dy tërmete në jugperëndim të Kinës gjetën vdekjen të paktën pesë vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE