Çfarë u tha në bisedën e fundit mes Shakira-s dhe Pique…

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë u tha në bisedën e fundit mes Shakira-s dhe Pique…

Paparaci spanjoll Jordi Martin së fundmi ka zbuluar çfarë u tha mes Shakirës dhe Piques kur vendosën të ndaheshin. “Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës ndërsa përgjigja e saj ishte: “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë”.

Më pas ata njoftuan ndarjen e tyre publikisht, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët:

Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimi juaj.

Emri i Gerard Pique vazhdon të jetë kryefjala e mediave të huaja, pas ndarjes nga Shakira dhe lidhjes së re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. Pique dhe Clara u panë pak ditë më parë në një dalje së bashku, e cila thuhet se ka mërzitur ish-in e tij, Shakirën. Kjo pasi të dy kishin rënë dakord të mos shfaqeshin me partnerët e tjerë në publik për një vit nga njoftimi zyrtar i ndarjes së tyre.

Mesa duket, ylli i popit nuk është e vetmja që është mërzitur me vendimin e futbollistit të Barcelonës për të mos mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kian. Sipas një raporti të Marca, prindërit e Clara Chia nuk janë dakord me marrëdhënien e vajzës së tyre me Pique. Babai i Clara Chia Martit është një fans i Piques, por si ai ashtu edhe nëna e saj janë të pakënaqur për raportimin mediatik të lidhjes së vajzës së tyre me futbollistin. 

Ndërkaq, Pique ka ndryshuar rutinën e përditshme, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët, familjen edhe njerëzit e tij të afërm. Kjo ka bërë që ai të kërkojë masa shtesë për t’i mbajtur sa më larg paparacët dhe gazetarët, duke kërkuar edhe masa ligjore ndaj shkelësve. Kjo sipas njoftimin për shtyp të shpërndarë nga avokatët e 35-vjeçarit. Kujtojmë që nga marrëdhënia 12-vjeçare, Shakira dhe Gerard Pique janë prindër të dy fëmijëve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE