Një emër e njohur për publikun/ Përkrah Arjan Konomit, ja kush është opinionistja e re e “Për’puthen” (FOTO)

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një emër e njohur për publikun/ Përkrah Arjan Konomit, ja kush është opinionistja e re e “Për’puthen” (FOTO)

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Moderatorja Bora Zemani s’do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët. Ajo do të prezantojë “Dancing With the Stars”, ku flitet se në moderim do të jetë edhe Donald Veshaj.

“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt. Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Lidhur e këtë situatë mësohet se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49531 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE