“Ka përmendur veten 54 herë…”/Fjalimi i Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar nuk pritet aspak mirë!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka përmendur veten 54 herë…”/Fjalimi i Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar nuk pritet aspak mirë!

Meghan Markle ka mbajtur së fundmi fjalimin e saj të parë publik në Mbretërinë e Bashkuar që nga largimi si anëtare mbretërore mbi dy vite më parë. Dukesha e Sussex-it mori pjesë në hapjen e Samitit “One Young World” në Manchester së bashku me Princin Harry të hënën në mbrëmje. Dhe derisa disa pretendojnë se Meghan bëri një punë të shkëlqyer dhe se fjalimi i saj ishte shumë frymëzues, mediat britanike e kritikuar duke shprehur se ajo e përmendi veten 54 herë në shtatë minuta.

Ekspertët që analizuan daljen e saj në publik, arritën në përfundimin se fjalimi nuk kishte asnjë kuptim, përveç vetëpromovimit. Para afro 2000 të rinjve, Markle kishte për detyrë të fliste për barazinë gjinore, të cilën e avokon me pasion prej vitesh. Por, me vetëm një shembull të shkurtër në temën e dhënë, ajo në fakt foli për jetën e saj, për bashkëshortin e saj, Harry, i cili po e ndiqte nga publiku, tregoi emocionalisht se si gjithçka ndryshoi për të pasi u bë nënë dhe u shpreh e lumtur që është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga reagimet në rrjetet sociale pohonin se:

Mendoj se as ajo nuk e di se për çfarë po fliste. I gjithë fjalimi ishte vetëm ‘unë’, ‘unë’, ‘unë’, pastaj përsëri ‘unë’; “Nuk mund t’i imagjinoj as 2000 të rinj nga publiku që e dëgjojnë dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë ose duke mos e ditur se për çfarë po fliste. Fjalim jashtëzakonisht i keq, pa kontekst, mesazh, vizion dhe shembull. Fjalimi ishte në të vërtetë vetëm për të. Ajo shfrytëzoi rastin për të folur për veten dhe veprimet e saj në të kaluarën në organizatë, por realisht nuk dëgjuam ndonjë gjë koherente dhe as që i frymëzoi të rinjtë si ta shfrytëzojnë potencialin e tyre.

Rikujtojmë, se Markle ka zbuluar së fundmi se ishte një “rosak i shëmtuar” kur ishte fëmijë dhe nuk kishte me askënd që të ulej gjatë drekës në shkollë. Kur fliste me aktoren dhe komedianen Mindy Kaling për serinë e saj të re të podcast-eve Archetypes, Dukesha pranon se e mbante veten të zënë me aktivitete jashtëshkollore, në mënyrë që të kishte diçka për të bërë në kohën e pushimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE