Ermira Ziçishti tregon arsyen përse është përhapur skolioza kaq shumë kohët e fundit në Shqipëri…

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermira Ziçishti tregon arsyen përse është përhapur skolioza kaq shumë kohët e fundit në Shqipëri…

Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh, ku të ftuar këtë mbrëmje kanë qenë Ermira Ziçishti,  mjeke pedagoge fizioterapeute në Kliniken e Rehabilitimit Fizioterapeutik në QSUNT, dhe fizioterapisti Endrit Mone për të folur më shumë rreth skoliozës – një nga deformimet që ndodhin në shpinë ose ndryshe lakimi anash i shtyllës kurrizore.

Doktoresha na ka dhënë një përshkrim më të detajuar dhe arsyen përse është përhapur kaq shumë kohët e fundit në Shqipëri?

Skolioza është devijacion i kolonës vertebrale, që zakonisht fillojnë në moshën e pubertetit. Janë karakteristikë më tepër për vajzat sesa për djemtë. Pse po shtohen? Mund të them që ndoshta ka ndryshuar edhe mosha ku vajzat zhvillohen. Puberteti ka filluar pak më herë prandaj kjo ndoshta është arsyeja përse ne tani po i hasim më tepër. Mbase është rritur edhe kujdesi i prindërve për të qenë më të kujdesshëm, për të parë fëmijët e tyre. Po ashtu edhe kujdesi shëndetësor që skolioza të kapet më lehtë dhe ndoshta kjo do të jetë arsyeja pastaj që ne në të ardhmen të bëjmë një apel, të bëjmë një punë akoma më të madhe, sepse skolioza po u kap herët, ka edhe më shumë probabilitete për tu korrigjuar.

Si ka qenë situata para disa viteve, duke qenë se ajo ka një eksperiencë rreth 40 vjeçare në këtë fushë?

Po, kemi parë shumë. Dikur ka pasur edhe check-up nëpër shkolla për fëmijët në moshat 11-12 vjeç. Bëhej një konsultë me mjekët dhe shikohej nëse kishte filluar, nëse kishte kolona me probleme dhe pastaj këta fëmijë ndiqeshin nga mjekë specialistë, ortopedë sipas karakteristikave që kishte secili nga fëmijët. Unë them që ka të bëjë shumë kapja në momentet fillestare, duke ditur që sot edhe mënyra e trajtimit ka evoluar shumë dhe ne kemi Endritin, një nga specialistët më të mirë që për çdo gjë dhe për çdo problem që kemi, ne i drejtohemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE