Muhamet Rrumbullaku bën betimin si kreu i Policisë së Shtetit!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muhamet Rrumbullaku bën betimin si kreu i Policisë së Shtetit!

Në ceremoninë e marrjes së detyrës, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku sot bëri betimin, si dhe mbajti një fjalim ku renditi prioritetet e punës. Ai zëvendësoi të shkarkuarin Gledis Nano, i shkarkuar në fund të gushtit për mosarritje të objektivave.

Në këtë çast solemn, në respekt të brezave, në shenjë nderimi për të rënët në krye të detyrës, i vendosur për të zbatuar ligjin, betohem për të mbajtur me nder Flamurin e Policisë së Shtetit!

Policia e re ka nevojë për një frymë të re, që e sjell gjenerata e re e Policisë së Shtetit. Policia mbart kapacitete njerëzore e intelektuale, mjafton që të ruhen e të promovohen në bazë të meritokracisë. Çdo punonjës duhet të jetë komod, për këtë kemi për të zhbërë çdo pabarazi. Menaxhimi i burimeve njerëzore do të jetë kryefjala, në zbatim të ligjit. Nuk ka vend për persona pa integritet. Personeli do të edukohet në mënyrë të vazhdueshme.

Reformë e fortë ligjore, funksionale e strukturore në të gjithë nivelin e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve potenciale njerëzore, tendencave drejt kriminalitetit, riorganizime për të rritur evidencën investigative dhe për të goditur kriminalitetin.

Analizë e mosarritjes e abuzimit me detyrën, rivlerësim i kontributit dhe aftësive profesionale, ngritje e strukturave të posaçme për krimin kibernetik. Lufta e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave do të zërë rëndësi të veçantë. Riorganizimi e rritja e kapaciteteve të kontrollit në komunitet ndaj rrethanave të dukshme. Rritja e prezencës pa uniformë në komunitet, për evidentim e kontroll. Përdorimi i teknologjisë jo vetëm për monitorimin e zonave urbane e jo urbane. Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi:

Drejtori i ri vjen në një moment shumë të rëndësishëm të reformimit të Policisë së Shtetit. Një proces transformimi që ka marrë kohë. Nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara këtë detyrë. Veç kritereve ligjore, është nga të paktët punonjës të Policisë që ka krijuar figurë me integritet të lartë moral e profesional. Nga të paktët që në pjesën më të madhe ka qenë në detyra me përgjegjësi e të qëndrueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE