Këshilli i Sigurimit diskuton gjendjen në Ukrainë!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këshilli i Sigurimit diskuton gjendjen në Ukrainë!

Nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5 mijë e 718 civilëve, përfshirë 372 fëmijë. Por me gjasa, shifrat reale janë më të larta. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Shqipëria, shefja e Çështjeve Politike të OKB-së, Rosemary A. DiCarlo, vuri në dukje se “ndonëse tronditëse, shifrat nuk transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë”.

Përballë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndalur këtë luftë të pakuptimtë, ne duhet të vazhdojmë të regjistrojmë pasojat e saj të tmerrshme me sa më besnikëri dhe saktësi që të jetë e mundur. Eshtë përgjegjësia jonë dhe në të vërtetë, më e pakta që mund të bëjmë, të ndihmojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës, për të penguar të tjera konflikte të mundshme të dhunshme.

7 milion janë të zhvendosurit brenda Ukrainës e miliona të tjerë po strehohen jashtë vendit.

Vasily Nebenzya, përfaqësues i Moskës në Kombet e Bashkuara deklaroi se mbledhja e Këshillit të Sigurimit kishte “çdo mundësi për t’u bërë moment i ri historik” në atë që e quajti “fushatë dezinformimi të Ukrainës e mbështetësve të saj perëndimorë kundër Rusisë”.

Ndërkohë, Khrystyna Hayovyshyn, zv.përfaqësuesja e Kievit, tha se “si pjesë e agresionit, Rusia vazhdon deportimin me forcë të qytetarëve ukrainas në territorin rus”.

Njerëzit tanë po transferohen në rajone të izoluara dhe depresive të Siberisë e Lindjes së Largët. Shkalla e këtij krimi është skandaloze. Sipas të dhënave në dispozicion, afro 2.5 milion ukrainas, përfshirë rreth 38 mijë fëmijë, janë transferuar nga rajonet jugore e lindore të Ukrainës.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve, Linda Thomas-Greenfield, foli para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja tha se “Shtetet e Bashkuara kanë prova se qindra mijëra qytetarë ukrainas, përfshirë fëmijë janë marrë në pyetje, u ndaluan dhe u dëbuan me forcë”.

Disa lejohen të qëndrojnë në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Disa janë deportuar me forcë në Rusi. Dhe disa dërgohen në burgje. Dhe disa thjesht zhduken.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE