Stërvitje ushtarake bjelloruse pranë kufirit me BE-në!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stërvitje ushtarake bjelloruse pranë kufirit me BE-në!

Ndërsa kanë kaluar 6 muaj nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, zyrtarët bjellorusë të mbrojtjes njoftuan për nisjen e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Poloninë, shtet anëtar i Bashkimit Europian. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se “trupat do të trajnohen për të çliruar territorin e pushtuar përkohësisht nga armiku” dhe “për të rimarrë kontrollin e territorit në zonat kufitare”.

Ky dikaster saktësoi se “manovrat do të mbahen në bazën stërvitore ushtarake në Brest, në afërsi të kufirit me Poloninë, por edhe në zonat përreth kryeqytetit, Minsk dhe po ashtu në Vitebsk në verilindje të Bjellorusisë.

Autoritetet nuk saktësuan numrin e ushtarëve të përfshirë në këto stërvitje, por nënvizuan se “trupat pjesëmarrëse, si dhe sasia e armëve apo e pajisjeve ushtarake, nuk tejkalojnë nivelin e përcaktuar sipas dokumentit të Vjenës të vitit 2011”.

Lideri i kontestuar bjellorus, Aleksander Lukashenko, lejoi ushtrinë ruse që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet ndaj Ukrainës në fillim të pushtimit të paprovokuar. Lukashenko mohon që trupat bjelloruse po marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt. Ndërkaq, pati raportime se disa bjellorusë kanë refuzuar që të marrin pjesë në aktivitetet në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainën fqinje.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë, kreu i Enerhoatomit, Agjencisë për Energjinë Bërthamore të Ukrainës, akuzoi trupat pushtuese ruse në centralin e Zaporizhjës për torturimin e vrasjen e disa punonjësve, si dhe për rrëmbimin e 200 pjesëtarëve të stafit.

Presidenti i Enerhoatomit, Petro Kotyn, i tha gazetës gjermane “Funke” se ai nuk ka dijeni se ku gjenden disa prej punonjësve të rrëmbyer.
Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për bombardime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, më i madhi në Europë, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore. Kotyn deklaroi se “forcat pushtuese po kontrollojnë stafin e centralit për të kuptuar nëse janë besnikë të Ukrainas apo Rusisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE