Forcat ukrainase rimorën 1 mijë km katrorë/Moska pranon humbjen në Kharkiv!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Forcat ukrainase rimorën 1 mijë km katrorë/Moska pranon humbjen në Kharkiv!

Vitaly Ganchev, zyrtar i lartë rus në rajonin e Kharkivit, e pranoi se forcat ukrainase kanë shënuar “fitore të rëndësishme”. “Duke folur për një televizion rus, ai tha se ukrainasit kanë thyer linjën e mbrojtjes së Moskës”, – sipas raportimeve të BBC-së. Besohet se në këtë rajon, Rusia është duke dërguar përforcime përmes tokës, si dhe ajrit. Ka raportime se ushtria ruse po përdor helikopterët Mi-26 për të transportuar nga 80 ushtarë në secilin prej mjeteve fluturues.

Ukraina bëri të ditur se në luftën me pushtuesit rusë, në javën e fundit ka rimarrë më shumë se një mijë kilometra katrorë të territorit në zonat jugore e lindore të vendit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, informoi se më shumë se 30 vendbanime janë “çliruar” në rajonin e Kharkivit. Kohët e fundit, Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të kthyer kontrollin e territorit të pushtuar nga Rusia, pas nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, në datën 24.

Kundërofensiva ukrainase në juglindje të Kharkivit, mund të ndihmojë forcat ukrainase që t’i afrohen rajonit lindor të Donjeckut në Ukrainë, aty ku Rusia ruan një kontroll të konsiderueshëm të territorit. Kur presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ai e quajti luftën “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar e denazistifikuar Ukrainën”.

Perëndimi u përgjigj ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra ekonomike, por tani ka një shqetësim në rritje për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, çka përbën problem të madh në Europë me afrimin e stinës së ftohtë të dimrit ku temperaturat ulen në mënyrë të ndjeshme. Siç dihet, konflikti ka çuar edhe në rritje të konsiderueshme të çmimeve, duke sjellë krizë të kostove të jetesës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, pjesa më e madhe brenda Ukrainës, si dhe në Poloninë fqinje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE