Një media e pavarur ruse dokumenton mbi 50 mijë të vdekur mes ushtarëve rusë!

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një media e pavarur ruse dokumenton mbi 50 mijë të vdekur mes ushtarëve rusë!

Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mijë vdekje mes personelit ushtarak rus që kur filloi agresioni ndaj Ukrainës më shumë se dy vjet më parë por se besohet se dhjetëra mijëra të tjerë kanë vdekur.

Mediazona që në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura, tha në përditësimin e saj të fundit se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kishin vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022.

Në bazë të regjistrimeve të kompensimeve për familjet e ushtarëve të vrarë, numri i tyre është në mbi 85 mijë, sipas Mediazonas e cila thotë se ky duhet të jetë numri real.

Kjo media thotë gjithashtu se Rusia ka humbur shumë tanke, blinda dhe njësi artilerie javët e fundit, megjithëse viktimat nga këto humbje nuk përfshihen në raportin e fundit.

Sipas Mediazonës Rusia humbet rreth 1200 ushtarë në javë.

Sipas ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka pësuar 451730 viktima në luftë, përfshirë vdekjet dhe plagosjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca britanike thonë se numri i viktimave ruse është 300 mijë.

Kievi ka pohuar se më shumë se 180 mijë ushtarakë rusë janë vrarë. Rusia rrallë njofton shifrat për viktimat. Sipas vlerësimit të fundit të Moskës, shtatë muaj pasi filloi lufta, numri i tyre ishte nën 6 mijë. Ukraina ka thënë se ka humbur 31 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës.

Më herët, komandanti i forcave amerikane në Evropë i tha Kongresit se Ukraina do të ketë 10 herë më pak armatim se Rusia brenda pak javëve, nëse Kongresi nuk gjen një mënyrë që të miratojë dërgimin së shpejti të armatimeve të mëtejshme për Kievin.

Gjenerali Christopher Cavoli, kreu i komandës amerikane në Evropë, dhe Celeste Wallander, ndihmës sekretare e mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, dhanë dëshmitë e tyre në Kongres në një periudhë kyçe të përpjekjeve për një votim të mundshëm të ndihmës për Ukrainën, ndërsa nuk ka ndonjë garanci se niveli i ndihmës do të rritet.

Ukraina ka filluar futjen në përdorim me kuota të municioneve, ndërsa Kongresi amerikan ka vonuar miratimin e një projektligji për ndihma shtesë prej 60 miliardë dollarësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE