Amerika dënon sulmin ndaj TIMS-it!

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika dënon sulmin ndaj TIMS-it/Sistemi ende nuk është rikthyer!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik iranian të 9 shtatorit mbi sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, përfshi TIMS-in, që përdoret për hyrje-daljet nga kufijtë e Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thekson mbështetjen ndaj vendit tonë, për të rikthyer normalitetin e sistemit. Në një postim në Twitter, shkruhet:

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA-ve po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin.

The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.

— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022

“Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”. Me këto fjalë nisi sulmi kibernetik i radhës, mbrëmjen e së premtes.  TIMS ende nuk është rikthyer. Dje pasdite, Ministria e Brendshme njoftoi se në Aeroportin e Rinasit, pika kryesore kufitare e vendit, sistemi TIMS u rikthye pjesërisht në dy sportele. Ndërkohë, mësohet se këto dy sportele nuk janë në shërbim, por për të provuar integritetin e sistemit.

Gjithashtu, nuk ka anulim të fluturimeve ajrore e deri në një njoftim të dytë, qytetarët duhet të paraqiten në Rinas, dy orë e gjysmë para udhëtimit të planifikuar.   Të tjera pika të kalimit kufitar operojnë manualisht, me regjistra për udhëtarët çka krijon dhe radhë të gjata pritjeje.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama konfirmoi se qëndron Irani edhe pas sulmit që goditi TIMS-in, ndërsa autoritetet shqiptare premtojnë rikthimin e tij të shpejtë në funksion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE