Familja e modeles Cara Delevingne reagon pas gjendjes së “rrënuar” të vajzës së tyre!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Familja e modeles Cara Delevingne reagon pas gjendjes së “rrënuar” të vajzës së tyre!

Fansat dhe miqtë e modeles Cara Delevingne së fundmi kanë qenë shumë të shqetësuar mbi mirëqenien mendore të aktores pasi u shfaqën në rrjet imazhe dhe video të çuditshme të saj pa këpucë. Sjelljet e aktores alarmuan së tepërmi fansat e saj. Së fundmi, ka qenë vet familja e bukuroshes e cila thuhet se po planifikon të ndërhyjë pas sjelljes gjithnjë e më të çuditshme të vajzës së tyre.

Thuhet se të afërmit e Cara-s janë shumë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë ndihmë modeles. Një mik i familjes u shpreh për “The Sun” se:

Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Cara-s është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet. Të gjithë mendojnë se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme e të ngrohta.

Rikujtojmë se Cara jeton në Los Anxhelos, por ka lindur në Hammersmith dhe ka tre vëllezër e motra, përfshirë motrën e saj modele Poppy. Ylli më parë ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, duke thënë se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeçe, pasi kishte vështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE