Hakerat që sulmuan Shqipërinë, nxjerrin në shitje të dhënat e TIMS dhe e-Albania

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hakerat që sulmuan Shqipërinë, nxjerrin në shitje të dhënat e TIMS dhe e-Albania

Hakerat që sulmuan sistemin TIMS dhe shumë prej faqeve zyrtare shqiptare, prej të cilave dhe ato të shërbimit, bëjnë me dije se kanë nxjerrë në shitje të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi.

Grupi “Homeland Justice” deklaron se është gati publikojë databazën bashkë me atë të e-albanias në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin.

Ndonëse sulmi ndaj sistemit TIMS ndodhi 3 ditë më parë, shumë prej pikave kufitare kanë ende probleme dhe kalimi i udhëtarëve bëhet përmes regjistrimit të tyre në regjistër.

Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin madje hakerat hynë dhe në sistemin e kamerave të aeroportit.

Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të kompjuterët duke i formatuar me qëllimin për t’i pastruar nga çdo ndërhyrje./A2

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE