Laboratorë Smart për 100 shkolla të arsimit bazë publik!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Laboratorë Smart për 100 shkolla të arsimit bazë publik!

Ndërsa nisi viti i ri shkollor për të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend, 100 shkolla të arsimit bazë publik janë pajisur me laboratorë Smart. I shoqëruar nga ministret Kushi e Muzhaqi, kryeministri Rama ishte në mjediset e 9-vjeçares “Jeronim De Rada” në kryeqytet ku për herë të parë zhvillohet kurrikula e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Këtij qëllimi i shërben laboratori i ri digjital Smart i kësaj shkolle, i inauguruar sot.

Për të pranishmit, drejtoresha e Inovacionit pranë Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi kurrikulën e re të programit TIK, ku qasja e nxënësve në aftësitë e kodimit do të realizohet ndërmjet Code Monkey-t. Platforma dedikuar programimit të bazuar në bllok, i mundëson interaktivitet digjital, argëtim e nxënie produktive.

Kryeministri Rama tha se vëmendje e veçantë  do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit, për t’i përgatitur për një treg të ri pune.

Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Kemi programin me Bankën Botërore e ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit, në një kohë të arsyeshme. Themelore është t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit e përmes asaj diturie, të bëhen të aftë për një treg tjetër.

Do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet, në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online.

Programi i TIK-ut për klasën e parë është konceptuar mbi bazën e krijimit të njohurive dhe aftësive digjitale të nxënësve që në moshë të hershme, duke respektuar kuadrin moshor e nivelin fillestar të njohurive që këta nxënës zotërojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE