Kallëpe eksplozivi gati për t’i shitur, arrestohet 44 vjeçari në Maminas

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kallëpe eksplozivi gati për t’i shitur, arrestohet 44 vjeçari në Maminas

Një 44 vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi transportonte lëndë eksplozive dhe kapsolla, gati për t’i shitur.

Shtetasi me iniciale F. D. Banues në Manzë të Durrësit, u arrestua pasi kishte zbritur nga transporti publik në Maminas.

 

Në operacionin policor të koduar “Stacioni” u sekuestruan nga çanta e shpinës që mbante me vete, 5 kallëpe lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse.

Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Lajm në përditësim….

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE