Zbulohet ‘arma’ kundër Parkinsonit dhe Alzheimerit!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet ‘arma’ kundër Parkinsonit dhe Alzheimerit!

Një studim i fundit ka treguar se llumi i kafesë mund të përdoret në një trajtim të ri për sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Pikat kuantike të karbonit të bazuara në acidin kafeik, të cilat bëhen nga mbeturinat e kafesë, kanë treguar premtime në trajtimin e çrregullimeve neurodegjenerative. Studiuesit shpresojnë se trajtimi mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit në fazat e hershme të demencës, si dhe për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të sëmundjes.

“CACQD kanë potencialin të jenë transformues në trajtimin e çrregullimeve neurodegjenerative.  Kjo ndodh sepse asnjë nga trajtimet aktuale nuk e kuron sëmundjen, ato vetëm ndihmojnë në kontrollin e simptomave. Qëllimi ynë është të gjejmë kurën duke adresuar bazën atomike dhe molekulare që nxit këto gjendje”,-është shprehur autori kryesor i studimit Jyotish Kumar. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës dhe mendohet se shkaktohet nga grumbullimi i proteinave në tru, duke përfshirë tau dhe amiloid.

Aktualisht nuk ka shërim për këtë sëmundje, megjithëse janë duke u testuar tre ilaçe premtuese për ta ngadalësuar përparimin e saj. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i trurit që mund të shkaktojë dridhje të pavullnetshme, lëvizje të ngadalta dhe muskuj të ngurtësuar ose jo fleksibil. Nuk ka shërim, por nëse kapet herët, ndryshimet në dietë dhe ushtrime, fizioterapi, ilaçe dhe operacioni i trurit, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit në disa raste.

Studimi i ri shqyrtoi CACQD-të, për të cilat ekspertët shpresojnë se mund të përbëjnë bazën e një trajtimi me kosto të ulët për të dyja gjendjet shëndetësore. “Fitohen nga acidi kafeik, një lloj antioksiduesi që gjendet në kafe. Përbërja është unike sepse mund të kalojë përmes barrierës gjak-tru dhe të ndikojë në organ”,=thotë profesori Mahesh Narayan.

CACQD-të bëhen duke zier mostrat e kafesë së bluar në 200 gradë për katër orë për të ndryshuar strukturën e karbonit të acidit kafeik. Kjo parandaloi akumulimin e proteinave amiloide që shkaktojnë Alzheimer pa efekte anësore. Ndërkaq, dhjami i tepërt në bark është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe siç del nga një studim i fundit gjithashtu edhe për Alzheimer. Obeziteti abdominal lidhet me ndryshimet në tru që favorizojnë Alzheimerin, 15 vjet përpara fillimit të simptomave të demencës. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE